Mbrojtja kundërajrore siriane rrëzoi një fluturake izraelite papilot mbi territorin e saj
22.12.2014 10:29
Forcat kundërajrore siriane natën e kaluar rrëzuan një aeroplan izraelit pa pilot mbi territorin e vendit, transmetoi TASS....

Aeroplani ka kryer fluturim për zbulim mbi provincën Kunejtra, njoftoi një burim ushtarak, cituar nga agjencia siriane SANA.
Provinca Kunejtra gjendet në jug nga Damaskut, përgjatë rrafshnaltës së Golanit, e cila në luftën arabo-izraelite nga viti 1967 u okupua nga Izraeli.
