Botë
Në Shqipëri 7 të vdekur dhe 168 raste të reja me COVID-19
27.12.2021 20:05
Shtatë persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri si pasojë e coronavirusit...

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri bëri të ditur se janë regjistruar edhe 168 raste të reja me këtë sëmundje, pas testimit të 2.241 mostrave.
Aktualisht janë 5,159 pacientë aktivë në të gjithë vendin nga të cilët 121 ndodhen në spital. Prej tyre, 19 janë në gjendje më të rënduar.
Në total, që prej nisjes së pandemisë, Shqipëria numëron 3,201 viktima nga COVID-19.
Autoritetet shëndetësore bëjnë thirrje që qytetarët të vaksinohen për të qenë të mbrojtur nga virusi.
Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë për të gjithë qytetarët +18 vjeç që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë.
Statistika (27 Dhjetor 2021): Raste të reja ditore 168; Të shëruar në 24 orë 131; Të shtruar në spitale 121; Humbje jete në 24 orë 7; Testime ditore 2241.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 2419; Fier 582; Durrës 394; Shkodër 345; Elbasan 323; Vlorë 276; Berat 237; Gjirokastër 187; Lezhë 139; Korçë 94; Kukës 85; Dibër 78.
