OPEK nuk do ta ulë prodhimin e naftës

22.12.2014 10:40

Vendet nga Gjiri Persik deklaruan se nuk do ta ulin prodhimin e naftës apo të mbajnë takim urjgent, përkundër mbushjes së rezervave globale dhe uljes së çmimit të naftës....

Shefi i naftës në Arabinë Saudite, Ali Naimi, ka hedhur poshtë akuzat se vendi i tij ka bërë konspiracion për të ulur çmimet e naftës, me qëllim dëmtimin e vendeve të tjera.

Ai ka folur në Konferencën Arabe të Energjisë, një tubim që mbahet çdo katër vjet.

Analistët thonë se Arabia Saudite mund të përballojë çmimet e ulëta për shkak të rezervave të mëdha.

Por, Rusia dhe vendet e tjera që nuk janë anëtare të Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEK), si Iraku dhe Irani, kanë nevojë për çmime shumë më të larta se ato aktualet, për të përmbushur qëllimet e buxhetit.

Çmimi i naftës amerikane ka rënë nën 60 dollarë për fuçi, çfarë është niveli më i ulët në pesë vjet.