Maqedoni

LSDM, sonte zyrtarizohoi Kovaçevskin si mandatarë

27.12.2021 21:49

Kryetari i LSDM-së Dimitar Kovaçevski e mori besimin e Këshillit qëndror partiak si mandatarë...

Kryetari i LSDM-së Dimitar Kovaçevski e mori besimin e Këshillit qëndror partiak si mandatarë për formimin e qeversë së re. Kjo është nnjë sfidë që jam I gatshëm ta pranojë dhe me përkushtim ta punojë që ta arsyetojë besimin ka thënë Kovaçevski. Socialdemokratët zgjedhin sonte kryesinë e re në seancë të Këshillit Qendror.
 
Sa I përket zgjedhjes së kryesisë së re ku janë përfshirë edhe emra të structures së mëparshme partiake Kovaçevski tha se nuk pranon ti ndaj anëtarët në të rnjë dhe të vjetër. 
 
“Asnjëherë nuk i ndajë kuadrot në të vjetër dhe të ri, por në ata që kanë kontribuar më shum dhe më pak në zhvillimin e partisë. Në media u paraqitën një numër i madh emrash që vlejnë diçka për LSDM-në dhe që në të kaluarën kanë ushtruar profesione të larta në parti dhe shtet”, u shpreh kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski.
 
Këshilli qëndror për nënkryetar të LSDM-së ka rizgjedhur Fatmir Bytyqin, ndërsa postin e nënkryetarit të LSDM-së do ta mbajnë edhe Pero Kostadinov, Stefan Bogoev dhe Bisera Kostandinovska. Sekretar gjeneral i partisë është zgjedhur Mile Zivqeviq në vend të Lubço Nikollovskit. Ndërsa janë zgejdhur edhe anëtarët kryesisë.
 
Pas dorëheqjes së kryetarit dhe kryemisnitrit Zoran ZAev, pasuan edhe dorëheqjet e bashkëpunëtorëve të tij se ajo e sekretarit Nikollovski, si dhe nënkryetarët  Oliver Spasovski dhe Radmilla Shekerinska. 
 
FITIM KRYEZIU