Maqedoni

Parashikimi i motit

28.12.2021 08:58

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga vranësira të cilat do të sjellin mot mesatarisht të vranët...

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga vranësira të cilat do të sjellin mot mesatarisht të vranët, në mëngjes dhe paradite me kushte për paraqitje të mjegullës dhe vranësirave të ulëta nëpër lugina, me erë të lehtë nga drejtimi verior. 
 
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 3°C deri 7°C gradë celcius, ndërsa ato maksimale do të jenë në interval prej 7°C deri 13°C.
 
Në Shkup, kryesisht vranët me reshje të dobëta shiu dhe me erë të lehtë jugore. Temperatura minimale do të bie deri në 4°C, ndërsa ajo maksimale do të mbërrijë deri 8°C.
 
Gjatë ditëve të ardhshme, moti pritet të jetë me vranësira dhe kushte për reshje të shiut.