Maqedoni

Shkup, sanksionohen 94 shoferë

28.12.2021 09:06

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollimet e përforcuara në trafik....

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollimet e përforcuara në trafik. 
 
Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 94 masa, nga të cilat 19 për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 12 sanksione për drejtim mjeti pa patentë shofer, katër për kalim sinjalizim të mbyllur (semafor të kuq).
 
Nëntë masa janë vendosur për përdorimin e celularëve, gjashtë për automjetet me defekte teknike dhe të paregjistruara.
 
Nga MPB njoftojnë se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.