Botë

Denver, u vranë katër persona dhe u plagosën tre të tjerë

28.12.2021 10:21

Një dramë e vërtetë me pasoja tragjike ka ndodhur në Denver të Shteteve të Bashkuara të Amerikës...

Një dramë e vërtetë  me pasoja tragjike ka ndodhur në Denver të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Një sulmues ka qëlluar për vdekje katër persona e ka plagosur tre të tjerë, përfshirë një polic.

Sulmi u zhvillua në disa lokacione dhe përfundoi me vrasjen e sulmuesit të dyshuar nga policia.

Hetuesit ende nuk e kanë përcaktuar motivin për sulmin.