Maqedoni

Qyteti i Shkupit: Prej mbrëmë transporti publik falas

28.12.2021 10:48

Prej mbrëmë nga ora 18:00, transporti publik në qytetin e Shkupit është falas....

Prej mbrëmë nga ora 18:00, transporti publik në qytetin e Shkupit është falas. Kështu ka vendosur Qyteti i Shkupit si masë kundër ndotjes së ajarit, pas informacioneve nga Ministria e Ambientit se këtyre ditëve niveli i ndotjes së ajrit në kryeqendër është i lartë duke tejkaluar minimumin e lejuar për dy dit rresht.
 
Përveç transportit publik falas Qyteti i Shkupit ka ndërmarrë edhe disa masa tjera për të kontribuar në uljen e ndotjes si: 
– Inspektimi i përforcuar kundër ndotjes së ajrit,
– Kufizimi i aktiviteteve ndërtimore të objekteve nën juridiksionin e Qytetit të Shkupit;
– Kontrolli intensiv i kantiereve, automjetet që dalin nga kantieret e ndërtimit;
– Larja e shpeshtë e rrugëve dhe bulevardeve të qytetit,
– Anulimi/shtyrja e tubimeve publike, ngjarjeve sportive dhe ngjarjeve kulturore në natyrë;
–Të mirëmbahen, pastrimi i rregullt i oxhaqeve.