Maqedoni

Xhaferi: Seanca për qeverinë e re më 15 dhe 16 janar

28.12.2021 11:11

Seanca kuvendore për zgjedhjen e qeverisë së re sipas të gjitha gjasave do të jetë më 15 dhe 16 janar...

Seanca kuvendore për zgjedhjen e qeverisë së re sipas të gjitha gjasave do të jetë më 15 dhe 16 janar, paralajmëron kryeparlamentari Talat Xhaferi. Ai këto komente i bëri në deklaratën e tij të fundvitit. 
 
“Afatet janë rrjedhëse, dmth rrjedhin afatet 10 ditore të kryetarit të shtetit për dhënien e mandatit për mandatarin e ri. Subjekti me më shumë mandate në Parlament dhe shumica që përbën Parlamentin ka nominuar kushdo që të jetë mandatari i ri. Në bazë të informatave që kam unë, dita e nesërme duhet të jetë dita D, e ndarjes së mandatit për mandatarin e ri, dhe nga ai moment, kryetari duhet të informojë me shkresë Parlamentin, gjegjësisht kryetarin e Parlamentin se ka ndarë mandatin dhe nga ajo shkresë që e marr nga kryetari i shtetit, fillojnë afatet 20 ditore të mandatarit për përbërjen qeveritare të re, dhe përpilim të programit të qeverisë së ardhshme”, tha kryeparlamentari Talat Xhaferi.