Kavsat të sigurtë, Dejvis mposhti Tanderat

22.12.2014 10:44

Nga nëntë takimet e luajtura mbrëm në NBA, sfida më interesante u zhvillua mes ekipeve të Klivlendit dhe Memfisit, ku vendasit, me 105:91 arritën të mposhtin ekipin e dytë më të mirë në Konferencën e Perëndimti, për fitoren e 16-të sivjet....

“Mbreti” Lebron Xhejms udhëhoqi të tijët drejt triumfit, me dabëll dabëll prej 25 pikë e 11 asiste, ndërsa u ndihmua nga Kajri Irving që regjistroi njëashtu dabëll dabëll, duke shtuar 17 poena e 12 asiste.

Paraqitjen më të mirë individuale të mbrëmjes, e regjistroi Entoni Dejvis, I cili në fitoren e Nju Orleansit kundër Okllahomës, me 101:99, kontriboi me shifra fantastike prej 38 pikë e 12 kërcime. “Pelikansat”, në rradhët e veta kishin edhe katër basketbollist tjerë me pikë dyshifrore, ndërsa te kundërshtari, nuk mjaftuan 29 poenat, pesë kërcimet dhe tetë asistet e Rasell Uestbrukut.

Nga sfidat tjera, veqojmë edhe humbjen e re të Nju Jorkut, tani nga Torontoja, si dhe fitoren e Majamit kundër Bostonit. (Mustafa Ademi, TVM2)