Francë, ashpërsohen masat kufizuese anti-Kovid
Franca ka bërë të ditura kufizime më të ashpra për luftim të pandemisë, teksa shtrihet varianti Omicron i koronavirusit....

Franca ka bërë të ditura kufizime më të ashpra për luftim të pandemisë, teksa shtrihet varianti Omicron i koronavirusit.
Nga 3 janari, puna nga shtëpia do të jetë e detyrueshme për ata që munden dhe organizimet publike do të kufizohen në 2,000 persona në ambientet e mbyllura. Ky lajm vjen pasi Franca ka regjistruar më shumë se 100,000 raste të reja të infektimit të shtunën – njëherësh shifrën më të lartë të raportuar brenda një dite, prej shpërthimit të pandemisë. Megjithatë, kryeministri francez, Jean Castex, nuk ka marrë masa izolimi për natën e Vitit të Ri. Shtetet në gjithë Evropën janë duke zbatuar masa të reja, si pasojë e rritjes së numrit të infektimeve, të nxitura nga varianti Omicron.
