Maqedoni

Arsimimi i nxënësve me nevoja të veçanta, donohen pajisje për Shkollën “Zlaten Sremac”

28.12.2021 14:45

Katërmbëdhjetë institucione të arsimit fillor, të mesëm dhe të lartë do të jenë në dispozicion për nxënësit me zhvillim atipik....

Katërmbëdhjetë institucione të arsimit fillor, të mesëm dhe të lartë do të jenë në dispozicion për nxënësit me zhvillim atipik, bëri të ditur Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Në kuadër të tyre do të ketë pajisje didaktike dhe censorë si dhe asistent arsimor të angazhuar për këtë kategori nxënësish. 

“MASh dhe Qeveria ishin të përkushtuar të arrijmë standard të ndryshëm të inkluzivitetit. Ky vit shkollor filloi me 500 asistentë arsimorë, që do t’i përkrahin nxënësit që të arrijmë cilësi më të madhe, por edhe ta shfrytëzojmë potencialin e çdo fëmije në vend. Këto qendra kanë për obligim të sigurojnë kushtet teknike dhe përkrahje për asistentët arsimorë.”,- tha ministrja e arsimit, Milla Carovska.
 
“Qëllimi i vetëm i këtij donacioni  është të sigurojë numër më të madh të shërbimeve resurse të cilat do të arrijnë deri te një numër më i madh i nxënësve në shkollat fillore. Pajisjet do t’i shfrytëzojnë edhe 150 nxënës me zhvillim atipik në rajon, sepse përmes asistentëve arsimorë kjo shkollë është e përfshirë në qendrën e resurseve.”,- theksoi drejtoresha e Shkollës “Dr.  Zlaten Sremec”, Marija Deletiç.
 
“Investimi në “Zlaten Sremec” është pjesë e aktiviteteve të projektit që po e realizojmë. E dimë se sa janë të rëndësishme kushtet material e  teknike për shkollën që të sigurojë shërbime dhe resurse njerëzore, andaj vendosëm ta realizojmë këtë  donacion.”,- u shpreh drejtoresha ekzekutive e Shoqatës “Hapni Dritaret”, Margarita Gullevska.
 
Pajisjet për këtë shkollë janë siguruar nga Shoqata “Hapni dritaret” e përkrahur edhe nga Fondacioni i Fëmijëve “Pestaloci”. 


FLUTURA LATIFI