Maqedoni

Ajri i ndotur në Shkup, qytetarët ankohen për shëndetin e tyre

28.12.2021 15:21

Ajri është një element mjaft i rëndësishëm për shëndetin e njeriut dhe për mjedisin që na rrethon...

Ajri është një element mjaft i rëndësishëm për shëndetin e njeriut dhe për mjedisin që na rrethon, i cili është vazhdimisht nën ndikim të ndotjes. Për këtë arsye Qyteti i Shkupit nga dita e djeshme ka sjellë vendim që transporti publik të jetë pa pagesë si masë për parandalimin e ndotjes së ajrit.
 
Qytetarët e anketuar thonë se ndotja e ajrit u ndikon rëndë në organizëm veçanërisht në organet e frymëmarrjes. 
 
“Po a më shihni me maskë, ajri është i ndotur.”,- tha qytetar.
 
“Tek secili po ndikon keq ajri i ndotur, mua më ndikon në frymëmarrje.”,- theksoi një qytetar. 
 
“Mua nuk më pengon.”,- u shpreh një qytetar. 
 
“Me siguri më ndikon, unë për vete po e hetoj që më ndikon, në frymëmarrje.”,- potencoi një qytetar. 
 
“Ajri i ndotur më pengon shumë në problemet shëndetësore.”,- u shpreh një qytetar.
 
“Ajri është vazhdimisht kështu edhe ditën edhe natën dhe zotërinjtë këtu që janë nuk merren me ato punë.”,- theksoi një qytetar.
 
Pas informimit nga Ministria e Ambientit se këtyre ditëve niveli i ndotjes së ajrit në kryeqendër është i lartë duke tejkaluar minimumin e lejuar për dy ditë me radhë, nga e hëna Qyteti i Shkupit ka vendosur disa masa kundër ndotjes së ajarit, siç janë transporti publik falas, inspektimi i përforcuar kundër ndotjes së ajrit, kufizimi i aktiviteteve ndërtimore të objekteve, kontrolli intensiv i kantiereve dhe automjetet që dalin nga kantieret e ndërtimit, larja e shpeshtë e rrugëve dhe bulevardeve të qytetit, anulimi i tubimeve publike, ngjarjeve sportive dhe ngjarjeve kulturore në natyrë dhe apel për pastrimin e oxhaqeve.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI