Shoferi sulmon këmbësorët duke thirrur “Zoti është i madh”

22.12.2014 12:02

Një person është arrestuar në Dijon të Francës, pasi ka vozitur makinën në drejtim të turmës, duke thirrur “Zoti është i madh” në gjuhën arabe....

Autoritetet lokale kanë thënë se 11 persona janë plagosur, dy nga ta rëndë. Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme ka thënë se shoferi ka përplasur makinën e tij për grupe këmbësorësh përpara se të arrestohej.

Dëshmitarët kanë thënë se i dyshuari ka përmendur edhe “fëmijët e Palestinës” për të shpjeguar veprimet e tij.