Maqedoni
RTVM shënon 77 vjetorin, detyrë dhe synim të luftojë lajmet e rreme
28.12.2021 18:03
“Ju flet Radio Shkupi. Të nderuar dëgjues nga salla e kuvendit jemi në linjë të drejtpërdrejtë me seancën e dytë të Kuvendit antifashist nacionalçlirimtar të Maqedonisë.”...

“Ju flet Radio Shkupi. Të nderuar dëgjues nga salla e kuvendit jemi në linjë të drejtpërdrejtë me seancën e dytë të Kuvendit antifashist nacionalçlirimtar të Maqedonisë.” Këto ishin fjalët e para të cilat u lëshuan në eter të interpretuara nga Vlado Maleski në Gjuhën Maqedonase.
Pas 77 vitesh, Radio mbetet dëshmi për të gjitha ngjarjet historiko-shoqërore të vendit, ndërsa të punësuarit mbeten shtyllë kryesore në çdo sfidë si dhe zëri i popullit.
“Radio e Maqedonisë para së gjithash është për të informuar, argëtuar dhe për të edukuar. Këtë rol kishte gjatë viteve të kaluara, ndërsa vazhdon edhe sot kur kemi 77 vjet.”,- tha redaktorja e Radios në Gjuhën Maqedonase, Natasha Andreevska.
Pas 20 viteve nga një studio e improvizuar, me dy karrige për prezantuesit si dhe spiker para dy kamerave, drejtpërdrejt filloi të emetohet Ditari i parë. Kushtet u ndryshuan me kohë, por gazetarët mbeten trashëgues të gjeneratave të para në TVM të cilët në fokus kanë cilësinë dhe informimin e drejtë.
“Gjatë pandemisë, por edhe informimi për gjendjen me pandeminë ishte një nga përvojat më të reja, si për programin informativ po ashtu edhe në përgjithësi për Servisin Publik. Kemi kujdes të veçantë se si i informojmë shikuesit, pasi që lajmet e rreme mund të sjellin shqetësime deri te qytetarët. Program informativ çdoherë duhet të jetë dhe është e para në vendngjarje për informim objektiv dhe profesional i cila është edhe misioni kryesor i Servisit Publik.”,- tha redaktori i Programit Informativ TVM1, Stojan Trpçevski.
Në vitin 1965 u realizua edhe transmetimi i parë i drejtpërdrejt nga Stadiumi i Shkupit, ndërsa atë e ka komentuar gazetari, Atanas Kostovski, që nga ai vit në TVM janë shënuar dhe festuar sukseset më të mëdha.
“Tanimë ka filluar me punë edhe kanali i specializuar argëtues dhe sportiv në TVM3, i cili pres dhe shpresoj të ndërtohet dhe më shumë të zhvillohet dhe të jetë vend prej ku Servisi Publik do të ketë mundësi nga të sjellë sa më afër sportin te shikuesi.”,- theksoi redaktori i Redaksisë së Sportit, Dragan Nikollovski.
Në kohën e realitetit të ri, TVM mbetet në kulm të detyrës të luftojë lajmet e rreme.
LEUNORA KALIQI
