Botë
Virusi Omicron dhe festat e fundvitit, shtetet e BE-së ashpërsojnë masat anti-Covid
28.12.2021 18:25
Shtetet në të gjithë Evropën janë duke zbatuar masa të reja, si pasojë e rritjes së numrit të infektimeve...

Shtetet në të gjithë Evropën janë duke zbatuar masa të reja, si pasojë e rritjes së numrit të infektimeve, të nxitura nga varianti Omicron. Franca ka bërë të ditura kufizimet më të ashpra për luftim të pandemisë, teksa shtrihet varianti Omicron i koronavirusit.
Nga 3 janari, puna nga shtëpia do të jetë e detyrueshme për ata që munden dhe organizimet publike do të kufizohen në 2,000 persona në ambientet e mbyllura. Ky lajm vjen pasi Franca ka regjistruar më shumë se 100,000 raste të reja të infektimit - shifrën më të lartë të raportuar brenda një dite, prej shpërthimit të pandemisë.
Edhe Greqia ka vendosur masa më të ashpra për festat e fundvitit për ta parandaluar përhapjen e variantit Omicron, edhe pse qeveria greke vetëm disa ditë më herët vendosi masa të reja.
Masat, që do të jenë në fuqi nga 3 deri më 16 janar, kryesisht kanë për cak objektet argëtuese të natës. Baret dhe restorantet duhet të mbyllen në mesnatë. Po ashtu, vetëm gjashtë persona do të mund të ulen në një tavolinë të njëjtë në bare e restorante.
