Maqedoni

Kovaçevski: Nuk do të ketë restrikcione të energjisë elektrike

28.12.2021 18:47

Prej 18 dhjetorit, termoelektrana në Negotinë ka filluar punën me gjysmë të kapacitetit...

Prej 18 dhjetorit, termoelektrana në Negotinë ka filluar punën me gjysmë të kapacitetit, kurse nga mesi i janarit të vitit 2022 do të punojë në kapacitetet të plotë.
 
Kjo, sipas drejtorit të EMV-së, Vasko Kovaçevski, do të kontribuojë që mos të ketë restrikcione për amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël. Me angazhimin maksimal të të gjitha kapaciteteve prodhuese, sipas Kovçevskit do të sigurohet furnizimi me rrymë në sezonin e ngrohjes. 
 
“EMV i vendosi në kapacitet të plotë të gjitha kombinatet tona energjetike. Për momentin REK Manastiri po punon me dy blloqet, në funksion është edhe termoelektrana në Osllomej. Potenciali hidroenergjetik na jep gjithashtu mundësinë për aktivizim të prodhimit të energjisë elektrike. Mbetet që në mënyrë shtesë në muajin janar ta kyçim edhe bllokun e tretë në Rek Manastir dhe bllokun e dytë në TEC - Negotinë. Kjo do të thotë se të gjitha kapacitet prodhuese të shtetit do të jenë në funksion dhe do të prodhojnë energji elektrike.”,- tha drejtori i EMV-së, Vasko Kovaçevski.
 
Drejtori i përgjithshëm i AD TEC-Negotinë, Nebojsha Stojanoviq, tha se termocentrali ka 10 ditë që funksionon në vazhdimësi. Ai nuk pret probleme në periudhën e ardhshme, si dhe se plani është që të zbatohet plotësisht marrëveshja për bashkëpunim afarist dhe teknik me SHA ESM për prodhimin e energjisë elektrike nga ky kapacitet.
 
“TEC Negotina për momentin punon me një bllok. Për 10 ditë po prodhojmë energji elektrike pa probleme: Po prodhojmë energji në sasi prej 2 milion kilovat në orë në ditë. Prodhimi po zbatohet sipas parashikimeve.”,- u shpreh drejtori i TEC – Negotinë, Nebojsha Stojanoviq.
 
Termoelektrana në Negotinë nuk ka punuar që nga viti 2009. Kjo termoelektranë ka fuqi të prodhimit të energjisë elektrike nga 195 deri më 215 megavat.
 
ERSAN PAJAZITI