Maqedoni

Parashikimi i motit

29.12.2021 08:56

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga vranësira të cilat do të sjellin reshje lokale të shiut...

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga vranësira të cilat do të sjellin reshje lokale të shiut, ndërsa në malet më të larta do të ketë reshje të borës. Gjatë fundit të ditës do të filloj të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi verior veçanërisht përgjatë lumit Vardar. 
 
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 2°C deri 6°C, ndërsa ato maksimale do të jenë në interval prej 6°C deri 12°C.
 
Në Shkup mot do të jetë kryesisht i vranët, ndërsa pasdite me mjegulla dhe gjatë ditës me reshje lokale të shiut. Temperatura minimale do të bie në 3°C, ndërsa temperatura maksimale do të arrij 8°C.
 
Nga nesër vijojnë ditë me mot stabil me temperatura mbi mesataren ditore. Do të jetë veçanërisht ngrohtë gjatë fundjavës.