Obama, shpreh ngushëllime për vrasjen e policëve
22.12.2014 12:16
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, i ka shprehur ngushëllime komisionarit të policisë në Nju Jork, pasi një person i armatosur ka vrarë dy oficerë të policisë....
Obama, i cili ndodhet për pushime në Havai, po ashtu i ka ofruar mbështetje dhe ndihmë federale komisionarit, Bill Bratton.
Policia ka thënë se vrasja e policëve në lagjen Bruklin është kryer nga një person me ngjyrë. Postimet e tij në mediat sociale kanë lënë të kuptohet se ai ka qenë i motivuar nga vrasja e dy personave me ngjyrë, Michael Brown dhe Eric Garner, nga policët. Vdekja e tyre ka çuar në protesta në të gjithë Shtetet e Bashkuara.
