Maqedoni

Shkup, sanksionohen 199 shofer, 41 për tejkalim të shpejtësisë

29.12.2021 09:16

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollimet e përforcuara në trafik...

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollimet e përforcuara në trafik. 
 
Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 199 masa, nga të cilat 33 sanksione për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, 41 masa për tejkalimin shpejtësisë së lejuar, 21 sanksione për drejtim automjeti pa patentë shofer.
 
Janë vendosur 10 masa për automjete me defekte teknike dhe të paregjistruara, 17 sanksione për mospërfillje të këmbësorëve, 12 kundërvajtje të kryera nga këmbësorët, 37 për parkim të paligjshëm.
 
Nga MPB njoftojnë se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.