Brazil, rritet në 21 numri i viktimave nga përmbytjet
Është rritur në 21 numri i personave që kanë humbur jetën në si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet intensive...

Është rritur në 21 numri i personave që kanë humbur jetën në si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet intensive të shiut në shtetin Bahia në verilindje të Brazilit.
Nga përmbytjet kanë humbur shtëpinë mbi 34 mijë persona, janë zhvendosur 43 mijë njerëz ndërsa janë prekur rreth 472 mijë persona. Ndërkohë është rritur në 136 numri i qyteteve ku është shpallur situatë emergjente për shkak të përmbytjeve në shtetin, popullsia e të cilit tejkalon 15 milionë. Prefekti i shtetit Bahia, Rui Costa ka deklaruar se rajoni është ndikuar nga fatkeqësia natyrore dhe COVID-19 dhe se të gjitha ilaçet dhe vaksinat në disa qytete janë bërë të papërdorshme. Në pjesën jugore të Bahia-s ishte njoftuar se 37 qytete kanë mbetur plotësisht nën ujë për shkak të përmbytjeve nga shirat intensivë që nga java e kaluar.
