Kukan në Tiranë në tentativën e fundit për kthimin e opozitës në Parlament
Në kryeqytetin e Shqipërisë qëndron për vizitë europarlamentari Eduard Kukan, i cili po bën tentativën e fundit për zgjidhjen e ngërçit të bojkotit parlamentar nga ana e opozitës dhe kthimin e saj në parlament....

Sipas mediave shqiptare në orët e para të mëngjesit Kukan takoi kryedemokratin Lulzim Basha, për të vijuar më tej me kryeparlamentarin shqiptar Ilir Meta dhe kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.
"Erdha për të vazhduar punën e nisur nga Flenkeshtejnit, do e vazhdoj sot më tej atë. Do bëj takime me liderët e politikës, për të rivendosur dialogun politik në Shqipëri dhe për zhvillimin e një politike europiane të suksesshme. Po diskutojmë", u shpreh në përfundim të takimit me kreun e PD-së, europarlamentari Kukan.
Pak ditë më parë takime me krerët e politikës në vend zhvilloi Knut Flenkeshtejn, raporteri për Shqipërinë në Parlamentin Europian, i cili u shpreh optimist për zgjidhjen e ngërçit parlamentar.
"Jam shumë optimist se kolegu im Eduard Kukan, mund t'i përfundojë me sukses bisedimet të hënën. Bashkëpunimi ynë për këtë çështje është vërtetë i mirë dhe i vendosur për ta sjellë Shqipërinë sa më pranë Bashkimit Europian", tha Flenkeshtejn.
