Maqedoni

Covid-19, 14 viktima e 396 raste të reja në 24 orë

29.12.2021 16:45

Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë për 14 fatalitete Covid në 24 orët e fundit...

5 persona të vdekur janë nga Shkupi, dy nga Prilepi dhe nga një fatalitet është regjistruar në Ohër, Kumanovë, Sveti Nikollë Manastir, Velesi, Strumicë dhe Berovë. Të gjitha viktimat e raportuara  kanë ndërruar jetë në kushte spitalore.
 
7 prej viktimave, ishin të  vaksinuar plotësisht. Janë regjistruar edhe 4 fatalitete Covid nga “Termini im”, me datë vdekjeje nga 17-25 dhjetor. 
 
Ndërkohë, nga 4858 analiza të kryera në 24 orët e fundit, janë regjistruar 396 raste të reja. Janë edhe 207 pacientë të shëruar. Instituti i  Shëndetit Publik njofton ndërkohë se gjatë javës së kaluar janë raportuar gjithsej 43 riinfeksione, një rritje prej 19.4% krahasuar me javën e kaluar.
 
Në vend numri i rasteve aktive është 4.971. Sipas qyteteve, Shkupi ka numrin më të madh të rasteve aktive me 2.460, pason Prilepi me 349 dhe Manastiri me 348 raste aktive.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI