Maqedoni

Investimet e huaja në vend, Mizo: U mungon përkrahja financiare shtetërore

29.12.2021 17:03

Numrit më të madh të kompanive të huaja në vend u mungon përkrahja financiare shtetërore....

Sipas anketës së Asociacionit për kompanitë e huaja me zhvillim të lartë teknologjik, kompanitë kanë shënuar rënie të prodhimit nga 10 deri në 15 për qind dhe numri i të punësuarve është ulur për 2 për qind. 
 
Kompanitë e huaja vlerësojnë faktin se në vend ekziston fuqia punëtore dhe përkrahja e institucioneve, por ankohen për procedurat adminstrative dhe kuadrin profesional. Drejtor i zonave të hapura teknologjike industriale, Jovan Despotovski, thekson se në vitin 2022 në zonat industriale paga mesatare do të jetë më e lartë se paga mesatare në nivel nacional.
 
“Duhet të ketë mbështetje financiare dhe atë për ruajtjen e vendeve të punës, mbështetje financiare sa i përket dhe krizës energjetike dhe masë tjetër e nevojshme është që të kemi dhe ulje të tarifave doganore.”,- tha kryetari i Asociacionit për Kompani të Huaja me Zhvillim të Lartë Teknologjik, Viktor Mizo.
 
“Do të kemi gjendje stabile sa i përket ruajtjes së vendeve të punës. Ajo që është shumë e rëndësishme është se për herë të parë në kompanitë e zonave industriale paga mesatare do të jetë më e lartë se paga mesatare në nivel nacional.”,- theksoi drejtori i Zonave Teknologjike Industriale, Jovan Despotovski.
 
Sipas hulumtimeve të kompanive të huaja në qoftë se kapitalin e tyre nuk do ta investonin në Maqedoninë e Veriut ata do ta investonin në Serbi, Bullgari,  Marok,  Rumani dhe Turqi. 
 
GAZMEND REXHEPI