Maqedoni

Çmimi i ri i energjisë elektrike, BEK kërkon rritje 300%, KRRE vendos të enjten

29.12.2021 17:57

Komisioni Rregullator i Energjisë, nesër do të duhet të vendosë për çmimin e energjisë elektrike...

Komisioni Rregullator i Energjisë, nesër do të duhet të vendosë për çmimin e energjisë elektrike, i cili do të jetë i vlefshëm nga 1 janari i vitit të ardhshëm.
 
Në seancën e sotme përgatitore janë prezantuar mekanizmat e jashtëzakonshëm që KRRE do të aktivizojë për herë të parë në situatë krize.
 
Priten edhe vërejtjet që do të dorëzohen me shkrim nga kompanitë energjetike, të cilat do të shqyrtohen në seancën kryesore dhe do të merret vendimi përfundimtar.
 
Të gjitha kompanitë energjetike kanë kërkuar tashmë rritje të çmimit të energjisë elektrike. “Ballkan Enerxhi Grup” kërkon matje një rritje të pabesueshme prej 300% të cmimit të energjisë elektrike.
 
Kërkesa u justifikua me rritjen marramendëse të çmimit të gazit natyror në tregjet ndërkombëtare.
 
Nga KRRE thonë se nuk do të lejojnë që çmimi të rritet aq shumë. Çmimi i ri i energjisë elektrike për konsumatorët në tregun e rregullt do të jetë i vlefshëm në gjashtë muajt e parë të vitit të ardhshëm.