Maqedoni

Apeli pranoi ankesën për “Parcelat në Vodno”, Sasho Mijalkov sërish lirohet nga paraburgimi

29.12.2021 18:14

Gjykata e Apelit në Shkup e vërtetoi edhe ankesën kundër paraburgimit të ish-shefit të DBK-së, Sasho Mijalkov...

Gjykata e Apelit në Shkup e vërtetoi edhe ankesën kundër paraburgimit të ish-shefit të DBK-së, Sasho Mijalkov, për rastin “Parcelat në Vodno” dhe ndryshoi vendimin e gjykatës së shkallës së parë.
 
Ai në orët e mbrëmjes, u largua burgu i Shutkës me veturë private, pas vendimit të GJykatës së Apelit në lidhje me ndërprerjen e paraburgimit të tij në lidhje me rastin “Parcelat në Vodno”.
 
Paraprakisht apeli pranoi edhe kërkesën për rastin thesari kundrejt një garancie prej mbi 11 milion eurosh në pasuri të tundshme e të patundshme se Mijallkov nuk do të arratisej.
 
Por Prokuroria kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, kërkoi arrest në të njëjtën ditë për rastin “Parcelat në Vodno”, ku Mijallkov është një nga të pandehurit.