Paralizohet India, nga të ftohti vdesin 7 persona
Paralizohet India për shkak të temperaturave të ulëta, nga të ftohtit kanë vdekur shtatë persona.....

Rënia e përnjëhershme e temperaturave dhe mjegulla e dendur kanë shkaktuar kaos transportues mëngjesin e sotëm në kryeqytetin e Indisë, ndërsa të paktën shtatë persona kanë humbur jetën si pasojë e të ftohtit, transmeton TASS.
Transporti ndërkombëtar dhe ndërurban në praktikë është pothuajse tërësisht i paralizuar, janë anuluar për një kohë të pacaktuar rreth 40 fluturime aeroplanësh dhe mbi 60 trena. Sipas të dhënave të shërbimit meteorologjik mjegulla e dendur është formuar për shkak të rënies së përnjëhershme të temperaturave deri në minus 4,2 gradë Celsius.
Dita e sotme është më e ftohta në Nju-Delhi në pesë vitet e fundit.
Moti i keq është shkak për vdekjen e të paktën tetë personave në Indi, tre të moshuar kanë humbur jetën nga ngulfatja me monoksid karboni në përpjekje që të ngrohen në pjesën e vjetër të Nju-Delhit, ndërsa katër të tjerë kanë humbur jetën nga ngrirja në qytetin Bidzhnor në shtetin federal fqinj Utar Pradesh.
