Maqedoni
Shfuqizohet vendimi për emrat e rrugëve, Abazi: Vendimi aktual nuk është valid
29.12.2021 20:01
Këshilltarët e VMRO-DPMNE-së në Qytetin e Shkupit propozuan që të shfuqizohet vendimi për ndryshimin e emrave të rrugëve...

Këshilltarët e VMRO-DPMNE-së në Qytetin e Shkupit propozuan që të shfuqizohet vendimi për ndryshimin e emrave të rrugëve, urave dhe shesheve me arsyetimin se I njejti ka paqartësi dhe mungesë dokumentacioni dhe se madje ka ngecur në Regjistrin Qendror.
Me 24 vota “pro” dhe 19 “kundër” ky propozim hyri në rend të ditës, si pikë shtesë.
Nga BDI thonë se për vendimin votuan edhe këshilltarët e Aleancës për shqiptarët dhe dhe Alternativës . Nënkryetarja e qytetit të Shkupit Bujare Abazi, sqaron se përse votoi pro vendimit për shfuqizim. Edhe sipas saj , vendimi aktual nuk është valid.
Vendimi që është në fuqi parasheh që disa Rrugë të Shkupit të mbajnë edhe emra të rilindësve tanë dhe figurave të shquara të artit, kulturës e sportit shqiptar mes tyre Hasan Prishtina, Jusuf Gërvalla, Ismail Kadare, Ernest Koliqi dhe shumë tjera.
