Botë

Pothuaj 60 për qind nga udhëtarët në BE nuk i dinë të drejtat e tyre

22.12.2014 15:05

Pothuaj një e treta nga qytetarët e BE-së ose më saktë 31 për qind janë të vetëdijshëm për të drejtat e tyre dhe obligimet gjatë blerjes së biletës për udhëtim...

Pothuaj një e treta nga qytetarët e BE-së ose më saktë 31 për qind janë të vetëdijshëm për të drejtat e tyre dhe obligimet gjatë blerjes së biletës për udhëtim, ndërsa 59 për qind nga udhëtarët as nuk kanë ditur për to.
 
Këtë, siç njoftoi korrespodenti i MIA-s nga Brukseli, e tregojnë rezultatet e anketës së re të Eurobarometrit për të drejtat e udhëtarëve, që sot i publikoi Komisioni Evropian.
 
Rezultatet nga ky hulumtim i Eurobarometrit tregojnë edhe nivel shumë të lartë të kënaqësisë mes udhëtarëve, të cilëve u duhet ndihmë për shkak të pengesës në lëvizje, 81 për qind prej tyre janë të kënaqur me ndihmën që u është dhënë.  
 
Eurokomisarja evropiane për transport Violeta Bulc tha se qytetarët janë prioritet numër një kur bëhet fjalë për transportin evropian dhe ajo do të punojë për atë që ata të jenë të veëdijshëm për të drejtat e tyre kur udhëtojnë.   
 
"Është me rëndësi që të drejtat nuk ekzistojnë vetëm në letër. Hulumtimi i sotëm tregon se është bërë përparim, posaçërisht për personat me pengesa ose lëvizshmëri të zvogëluar, por është qartë se mund të bëhet edhe më shumë. Megjithatëtë mos harrojmë se qytetarët e BE-së janë përfshirë me të drejtat e udhëtarëve me ligjet e Unionit lidhur me atë se ku dhe sa ata udhëtojnë", tha eurokomisarja Bulc.
 
Sipas saj, të dhlnat e Eurobarometrit treguan se është arritje briliante për BE-në dhe se tani prioritet do të jetë të sigurohet që të gjithë evropianët t'i dinë të drejtat e tyre kur udhëtojnë./mia