Maqedoni

Parashikimi i motit

30.12.2021 08:58

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të ndryshueshëm...

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të ndryshueshëm me vranësira dhe kushte për shi të dobët lokal. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar veriore, veçanërisht e shprehur përgjatë Vardarit. 
 
Temperatura minimale do të lëvizin prej 2°C deri në 8°C, ndërsa ato maksimale do të jenë në interval prej 6°C deri 12°C.
 
Në Shkup, kryesisht mot i vranët, përkohësisht me erë të përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të bie deri në 5°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë 8°C.
 
Gjatë ditëve të ardhshme, moti pritet të jetë stabil, me temperaturat që do të jenë mbi mesataren për këtë periudhë të vitit.
 
Gjatë natës së Vitit të Ri do të mbizotërojë mot i kthjellët, ndërsa për shkak të qarkullimit të dobët të ajrit nëpër disa lugina do të ketë paraqitje të mjegullës.