Maqedoni

Shkup, sanksionohen 140 shoferë, 34 në gjendje të dehur

30.12.2021 09:02

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollimet e përforcuara në trafik....

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollimet e përforcuara në trafik. 
 
Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 140 sanksione,  prej të cilave tridhjetë e katër sanksione për drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit, njëzet e një gjobë për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, shtatëmbëdhjetë  gjoba për drejtimin e automjetit pa patentë shofer. 
 
Poashtu janë shqiptuar edhe pesë masa për automjete të paregjistruara dhe në gjendje jo të rregullt teknike dhe katër sanksione për mosdhënie të përparësisë së kalimit këmbësorëve.
 
Nga MPB njoftojnë se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.