Maqedoni
KRRE-ja sot vendos për çmimin e energjisë elektrike
30.12.2021 10:11
Komisioni Rregullator për Energjetikë sot duhet të sjell vendim për çmimin e energjisë elektrike, e cila do të hyjë në fuqi nga 1 janari i vitit të ardhshëm.....

Komisioni Rregullator për Energjetikë sot duhet të sjell vendim për çmimin e energjisë elektrike, e cila do të hyjë në fuqi nga 1 janari i vitit të ardhshëm.
Jo zyrtarisht mësojmë se kjo rritje do të jetë nën 10 për qind. Ndërkohë në mbledhjen e djeshme përgatitore u prezantuan mekanizmat e jashtëzakonshëm që KRRE-ja për herë të parë do t’i aktivizoj në gjendje krize. U pritën edhe vërejtjet në formë të shkruar të kompanive energjetike, të cilat do të shqyrtohen në seancë dhe do të sillet vendim.
Çmimi i ri i rrymës për shfrytëzuesit do të vlej në 6 muajt e parë të vitit të ardhshëm. Të gjitha kompanitë energjetike, tashmë kanë kërkuar rritje të çmimit të energjisë elektrike.
