Futboll

Serie A, Interi barazon me Lacio, në La Liga kampionet ka thyer Bilbaon me shifrat 4-1

22.12.2014 15:10

Interi nuk e ka lejuar Lazion që ta mposhtë në Giuseppe Meazza duke e permbyllur takimin me rezultatin baraz 2m2...

Nerazzurrët ishin zhgënjyes në fraksionin e parë, në të cilin mysafirët shënuan dy gola.
 
Felipe Anderson ishte emri i ekzekutuesit të dyfishtë.Braziliani pranoi një top nga Radu, kaloi Ranocchian dhe goditja e tij u ndal në rrjet për golin e parë (2’).21-vjeçari ishte fantastik në golin e dytë.
 
Ai e mori topin nga mesi i fushës, shkoi përpara, të gjithë mbrojtësit zikaltër nuk arritën ta ndalnin dhe në fund as Handanovic (37’).Ndryshe ndodhi në pjesën e dytë, gjatë të cilës vendasit u kthyen në lojë.
 
Mateo Kovacic priti një top të kthyer me vole dhe shënoi një gol të bukur nga jashtë zone (66’). Barazimi erdhi nga Rodrigo Palacio.
 
Gjuajtja e lirë e Bonazzolit u shty drejt portës nga D’Ambrosio dhe ra në këmbët e argjentinasit, i cili u tregua i saktë (80’).Lazio është në vend të tretë në tabelë me 27 pikë, ndërsa Interi pozicionohet në vend të 11-të me 21 pikë të grumbulluara. 
 
Ne la liga , Skuadra e Atletico Madridit është rikthyer nga disavantazhi i pjesës së parë (0-1), për të shënuar një fitore të thellë ndaj Athletic Bilbaos me rezultat 1-4.
 
Kampioni aktual i Spanjës u gjend në disavantazh në minutën e 17-të kur pranoi një gol Mikel Rico, dhe me këtë rezultat përfundoi edhe pjesa e parë.
 
Sidoqoftë, madrilenët u rikthyen furishëm në pjesën e dytë përmes një het-triku të Antoine Griezmann (46’, 73’, 81’) dhe një goli të Raul Garcias(53’), i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë.
 
Me këtë fitore, Atletico Madrid forcon pozitën e tretë me 35 pikë, katër më pak se lideri Real Madrid.