Maqedoni

Kriza energjitike, Rama: Mbrojtëm konsumatorët dhe bizneset

30.12.2021 13:30

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në konferencën e fundvitit, foli për krizën e energjisë elektrike...

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në konferencën e fundvitit, foli për krizën e energjisë elektrike. Ai u shpreh më tej se qeveria i ka qëndruar mburojë familjeve dhe biznesit të vogël, ndërsa theksoi se po përgatitet një skemë lehtësuese edhe për bizneset e mëdha. Ai foli edhe për energjinë që Shqipëria do t’i japë Kosovës për festat e fundvitit.
 
“Ndërkohë që vendet rreth e rrotull kanë rritur çmimet apo janë duke i përgatitur, ne i kemi qëndruar një ideje fikse se do t’u bëhemi mburojë konsumatorëve familjarë dhe biznesit të vogël. Ne po përgatisim edhe për bizneset e mëdha një skemë lehtësuese...Kosova është sot në kthetrat e një krize që praktikisht për arsye objektive, sipas meje, është e mbërthyer nga kthetrat e krizës. Kjo për të gjithë ata që thoshin nuk ka krizë. Më vjen shumë mirë që sot jemi në gjendje jo vetëm të garantojmë furnizimin me energji për vendin tonë, por ta bëjmë këtë jo vetëm pa kufizime, por edhe pa rritje të çmimit dhe t’i japim Kosovës që dy ditët që ndajnë vitet, të kenë furnizim të pandërprerë me energji”.
 
Më tej, Rama u shpreh se ambicia e qeverisë është që brenda një dekade, Shqipëria të kalojë në eksportuese neto të energjisë. “Ambicia jonë është që brenda kësaj dekade, Shqipëria të kalojë në eksportues neto të energjisë. Domethënë që garanton furnizimin dhe shet për të tjerët”.