Maqedoni

Arsimi fillorë dhe i mesëm, përfundoi gjysëmvjetori i parë

30.12.2021 14:08

Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme përfunduan gjysëmvjetorin e parë dhe prej të premten fillojnë pushimin dimëror trejavor....

Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme përfunduan gjysëmvjetorin e parë dhe prej të premten fillojnë pushimin dimëror trejavor. Për nxënësit ishte i  vëshirë rikthimi në banka shkollore pas mësimit online, por ata vlerësojnë se kanë rezultate më të mira me prani fizike. Disa libra janë reviduar andaj nxënësit kanë mësuar përmes shënimeve, por kryesisht ky gjysëmvjetor për gjimnazistët ka kaluar pa probleme të theksuara.  
 
“E kemi pasur të vështirë ti kthemi bankave shkollore pas një pushimi të gjatë pas mësimit online. Librat I morëm dhe gjithçka shkoi në rregull. Kemi disa libra që i kemi anashkaluar, profesorët na japin shënime sepse neve na duhen më shumë detaje dhe informata dhe bazohen në libër.”, tha një nxënës.
 
“Është dashur më shumë të fokusohemi sepse ishte më e rëndë për neve, në bankat shkollore është më lehtë kur jemi me prani fizike dhe me profesorët kemi komunikim më ët mire sesa në distancë.”, u shpreh një nxënës.
 
Profesorët vlerësojnë se ky vit në përgjithsi ka qenë i sukseshëm,  ndërsa në lëndën e gjeografisë nxënësit kanë mësuar përmes shënimeve për shkak të librit të reviduar. 
 
“Nuk kemi pasur asnjë problem si në mësime si në vijim të rregullt, me ditarin elektronik ka çasur ngarkesa tash kohëve të fundit ndoshta është i ngarkuar. Siç e dimë prej vitit të kaluar libri i vitit të dytë nga lënda e gjeografisë është mënjanuar, ne punojmë me materialin por ai nuk është në përdorim pritet që të bëhet libri i ardhshëm kur do të bëhet ta shofim.”, tha Burim Aliu, profesor.
 
Nxënësit do tiu kthehen bankave shkollore më 20 janar. Deri më tani nuk është planifikuar prolongimi i gjysëmvjetorit për shkak se siç kanë vlerësuar nga minsitria e arsimit gjendja epidemiologjike është stabile. 
 
FLUTURA LATIFI