Maqedoni

Talat Xhaferi: Viti 2021 ishte i vështirë dhe më i dhimbshmi

30.12.2021 14:17

Vitin 2021 e kaluam me shumë vështirësi dhe sfida në më shumë segmente tha Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi...

Vitin 2021 e kaluam me shumë vështirësi dhe sfida në më shumë segmente tha Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi gjatë një mesazhi adresuar qytetarëve. Ai shpreson se viti i ardhshëm të mos i ngjajë këtij viti teksa rikujtoi se gjatë këtij viti shteti ynë ishte i goditur me tragjedi të mëdha, ku humbëm bashkëqytetarë tonë e që lanë dhimbje dhe shije të hidhur tek të gjithë ne.
 
“Me padurim dhe me një dozë të optimizmit shum të madh e inkurajoj veten se viti 2022 nuk do të jetë  si i vjetri  në asnjë segment. Për fat të keq nuk mund të them se ishte i lehtë as i sukseshëm për kundrazi ishte vit i rëndë, përplot sfida. Vit në të cilin paralelisht me pasojat, shëndetësore ekonomike dhe pasojat mbi shëndetin mental në nivel global që i shkaktoi pandemia me Kovid-19,vendi ynë u godit nga tragjeditë shum të mëdha në të cilat humbëm bashkqytetarët tanë të dashur dhe kjo la dhimbe dhe shije të hidhur te të gjithë ne.”, tha Talat Xhaferi, kryetari i Kuvendit.
 
Viti që po lëm pas sipas Xhaferit u karakterizua me jetë të pasigurtë politike. Përkundër kushteve kufizuese për shkak të pandemisë u fokusuam në transparencë, dhe përforcimin e rolit mbikëqyrës të Kuvendit tha Xhaferi. 
 
“Këtë vit kishim zgjedhje të rregullta lokale, pas së cilave kishim periudhë të jetës së pasigurtë politike në vend, që shkaktoi funksionim të pjesshëm të institucioneve vendore. Edhe dhoma legjislative funksiononte në suaza të protokolleve të imponuara shëndetësore për shkak të cilave mbetëm të mbyllur për vizitat tuaja. U fokusuam në transparencë, qasshmëri dhe përforcimin e rolit mbikëqyrës të Kuvendit për të qenë më afër jush, që dialogu politik të zhvillohet këtu në dhomën ligjvënëse.”, tha Xhaferi.
 
E rëndësishme, është, dialogu politik, përballja e argumenteve dhe lufta për ndryshimin dhe përmirësimin e dispozitave ligjore për lehtësimin e jetës së qytetarëve, të zhvillohet në Kuvend në  kuadër të demokracisë ka nëvizuar Xhaferi.
 
NAIM RAMADANI