Maqedoni
Vetoja e Bullgarisë, Rama: Po vazhdoi, Shqipëria ndahet nga RMV
30.12.2021 14:31
Në konferencën e fundvitit me gazetarët, kryeministri shqiptar Edi Rama, u ndal edhe te procesi i integrimit në Bashkimin Europian...

Në konferencën e fundvitit me gazetarët, kryeministri shqiptar Edi Rama, u ndal edhe te procesi i integrimit në Bashkimin Europian. Rama tha se nëse Sofja vijon me kërkesat e saj bllokuese atëherë ne do të kërkojë që Shqipëria të ndahet nga Maqedonia e Veriut dhe secili shtet të vijojë rrugëtimin drejt BE-së i vetëm.
“Jemi në një fazë absurde të bllokimit për shkak të vetos së Bullgarisë për RMV-në dhe kemi kërkuar një opinion nëse do të mbështetet një qasje të re të politikës së jashtme. Nëse 6 mujorin e parë të vitit të ardhshëm Bullgaria do të vendosë veton ne do të kërkojmë ndarje nga Maqedonia e Veriut. Ky është një vendim me peshë të rëndësishme strategjike.”, tha Edi Rama, kryeministër i Shiqpërisë.
