Maqedoni

Ndrrimi i motmnoteve, qytetarët kryesisht do të festojnë në shtëpi

30.12.2021 15:07

Viti 2021 u shënua me pandeminë e virusit korona, me masat për distancim fizik...

Viti 2021 u shënua me pandeminë e virusit korona, me masat për distancim fizik, shmangien e tubimeve dhe mbajtjen e maskave gjatë gjithë vitit. Autoritetet shëndetësore apelojnë që fundin e vitit qytetarët ta presin në ambientet familjare për të parandaluar përhapjen e virusit korona. Por si do ta presin qytetarët vitin e ri?
 
“Për vitin e ri jam jashtë vendit, por jam në vendlindje, në familje do ta presim se menxi po presim.”. u shpreh një qytetar.
 
“Viti i ri është internacionale por në shtëpi por jo festë sikur gjitha mbrëmjet tjera ashtu.”, tha një qytetar.
 
“Unë kam ardh prej jashtë vendit dhe nuk jemi çka e presim vitin e ri, jo pandemia sa i përket trojeve shqiptare nuk po u respektojke aq shumë më vjen keq por ne nuke festojmë për shkak të fesë që nuk na lejon.”, u shpreh një qytetar.
 
“Për momentin nuk e dijmë do të shohim pastaj e vendosim.”, tha një qytetar.
 
“Në vendlindje, jemi prej Kosove kemi ardh për ta vizituar Shkupin. Çdo masë që jepet prej shtetit duhet me e respektu.”, u shpreh një qytetar.
 
Nga agjencitë turistike bëjnë të ditur se për festat e fundvitit qytetarët nuk kanë shprehur interesim të madh për të udhëtuar jashtë vendit. Sidomos pas kthimit të masave kufizuese në disa vede të rajonit dhe BE-së udhëtimet janë reduktuar shum. 
 
VLORA LATIFI TOPOJANI