Maqedoni
Rasti "Monstra", Ajdari: Aziri publikon dëshmi të reja
30.12.2021 15:26
Bedri Ajdari familjarë i tre të akuzuarve në rastin "Monstra" publikoi një letër të Shkuraj nga i dënuari në këtë rast Fejzi Aziri...

Bedri Ajdari familjarë i tre të akuzuarve në rastin "Monstra" publikoi një letër të Shkuraj nga i dënuari në këtë rast Fejzi Aziri. Ajdari para gazetarëve tha se sipas dëshmive të Azirit vrasja e pesfishtë ka ndodhur me porosi dhe ka pasur organizatorë që janë kujdesur që më pas fajin tua mveshin të akuzuarve në fjalë. Ai si porositës të kësaj vepre I përmedn ish Kryeministrin Nikolla Gruevski, Ish shefin e DSK-së Sasho Mijallkov, Ish Kryetarin e Kuvendit Trajko Veljanovski dhe ish zyrtarët të tjerë, derisa në mesin e organizatorëve përmendet ish Ministra e punëve të brendshme Gordana Jankullovska.
Në letër shkruan se svrasja e planifikuar ka ndodhur në një vend krejtësisht tjetër nga a i Smllkovcës dhe se më pas trupat i kanë sjellur pranë Liqenit. Sipas Azirit cituar nga Ajdari nëse u vërtetua se Dëshmitari E1 ka dëshmuar rrejshëm për Sami Lutën dhe i njejti u lirua nga akuza, pse duhet ti besojmë për të akuzuarit e tjerë. Bedri Ajdari njëherit thekosoi se Kryemnistri Zaev u largua pa përmbushur premtimin e dhënë për zbardhejne rastit.
“Kryeministri nuk mundi.Unë do ta kisha korigjuar këtë fjalë, jo që nuk mundi nuk deshti, bëri Pazar me isht pushtetarët e regjimit të Gruevskit dhe u zvarrit rasti Monstra se ky e ka pasur ndryshe epilogun, por pazari ja ndryshoi kahjen dhe u lanë prap njerëzit e pafajshëm në burg dhe po vazhdon edhe më tutje sepse dihet se pushtetarët i kanë lekët, e kanë pushtetin, mundësit, prandaj kjo u bë në dëmin tonë.”, tha Bedri Ajdari, familjar.
Sipas Shoqatës ndërkombëtarë për të drejta të njeriut, Kryeministri Zaev i është përgjigjur kërkesës së tyre për rishqyrtim të rasteve të montuara në vitin 2021, por që deri më tani nuk ka bërë as një lëvizje.
“Këtu shumë mirë shkruan se ne e respektojmë Konventën dnërkombëtare për të drejtat dhe lirit e njeriut dhe ne do ti zbatojmë të gjitha pikat dhe deri sot nuk ka zbatuar absolutisht asgjë.”, tha Idriz Sinani nga Shoqata Ndërkombëtare për të Drejta të Njeriut.
Edhe Familjarët e të akuzuarve por edhe nga Shoqata Ndërkombëtare për të Drejtat e Njriut kërkojnë në vazhdimsi kërkojnë hetim ndërkombëtarë për rastin. Aktualisht ,lënda është në fazën e shqyrtimit në Gjykatën e Apelit. Gjatë rigjykimit në këtë rast, Gjykata e shkallës së parë liroi nga akuza vetëm Sami Lutën ndërsa 5 të akuzuarit e tjerë i shpalli fajtorë, ku shqiptoi edhe 3 dënime të përjetshme.
FLORIJE BELULI KAMBERI
