Maqedoni
Gjykata Kushtetuese, Kacaraska: Kuvendi të emëroj gjykatës të rinj
30.12.2021 15:42
Gjykata Kushtetuese nga janari do të mbetet me vetëm 5 gjykatës....

Gjykata Kushtetuese nga janari do të mbetet me vetëm 5 gjykatës. Për momentin e njejta po funksionon pa një të tretën e gjykatësve të saj, ndërsa nga mesi i janarit pritet që edhe një gjykatës të largohet. E për këtë mungesë, Kryetarja e gjykatës , Dobrilla Kacarska i apeloi Kuvendit që të zgjedh sa më shpejt gjykatës të rinj, në të kundërtën paralajmëroi se do të ketë pasoja.
“Si kryetare e Gjykatës Kushtetuese dua të paralajmëroj publikisht se me mos zgjedhjen e gjykatësve të rinjë do të shkaktohet një disbalans mes mes sulmit eventual ndaj rendit kushtetues dhe mbrojtjes së të njëjtës nga ana e gjykatës. Në emër të Kushtetutës dhe respektimit dhe mbrojtjen e saj pa kompromis, kërkoj dhe apeloj deri te Kuvendi që të zgjedhen gjykatës të rinj pasi në pyetje do ta sjellin legjitimitetin e vendimeve të ardhshme, gjithsesi edhe cilësinë, e posaçërisht besimin e qytetarëve në Gjykatën Kushtetuese, që do të thotë humbje të besimit në sistemin gjyqësor.”, tha Dobrilla Kacarska, kryetare e Gjykatës Kushtetuese.
Kacvarska më tej shtoi se Kushtetutesja po injorohet nga Kuvendi. Gjykata Kushtetuese numëron gjithsej 9 gjykatës të cilët I zgjedh Kuvendi I Maqedonisë së Veriut, ndërsa pa përbërjen e plotë të saj nuk mund të votohet rregullorja për punë e qeverisë, ligji për prokurorinë publike, ndërsa I bllokuar mbetet edhe ligji për arsim.
ZEKIRJA MEXHITI
