Maqedoni

Kontesti me Bullgarinë, Mickoski: Gjithnjë e më shumë po bëjmë lëshime

30.12.2021 16:07

Kreu i VMRO DPMNE-së Hristijan Mickovski komentoi qëndrimet e mandatarit të ri Dimitar Kovaçevski...

Kreu i VMRO DPMNE-së Hristijan Mickovski komentoi qëndrimet e mandatarit të ri Dimitar Kovaçevski si vazhdimësi e zaevizmit. Konsideron se kjo shumicë parlamentare e kryesuar nga LSDM si dhe qeveritë e saj e kanë dobësuar pozicionin e Maqedonisë së Veriut karshi Bullgarisë në kontestin dypalësh.
 
Paralajmërimi për futjen e bullgarëve në kushtetutë, sipas tij, është edhe një lëshim pa asnjë përfitim.    
 
“Si kalon koha, gjithnjë e më shumë po bëjmë lëshime. Kjo paraqet vazhimin e “diplomacisë domate” të cilën e shihnim për katër vjet nga Zoran Zaev. Veç kësaj s’është i ndershëm pasi për ndryshimin e Kushtetutës duhen 2/3. Me sa di unë, kjo shumicë parlamentare s’ka 2/3 në Parlamentin e Maqedonisë”, u shpreh kryetari i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski.
 
Kovaçevski: Zgjidhja sipas vlerave evropiane
 
Sipas Mickoskit, Qeveria e re, si vazhdimësi e Qeverisë Zaev, s’do ketë kapacitet që të përballet me sfidat e procesit integrues, krizën energjetike dhe as me pasojat e pandemisë. Konsideron se  zgjidhje janë zgjedhjet e parakohëshme.
 
Një ditë më parë, kreu i LSDM-së deklaroi se vendi i ka plotësuar të gjitha kriteret për fillimin e bisedimeve prandaj BE duhet të fillojë bisedimet, ndërkaq, zgjidhja e çështjes me Bullgarinë duhet të jetë në frymën e vlerave evropiane. 
 
“Është mirë që nga Republika e Bullgarisë vijnë sinjale positive për bashkëpunim në fusha që çojnë drejt të ardhmes. Zgjidhja që duhet të arrijmë duhet të jetë në frymën e vlerave evropiane dhe të ruhet dinjiteti I të dyja palëve në bisedime, dhe atë në kuadër të qëndrimeve të kemi hartuar në Kuvend.” – theksoi Kovaçevski. 
 
SHPËTIM NUREDINI