Maqedoni

Bislimovski: Rryma shtrejtohet për 9,48%, hiqet tarifa e lirë ditore

30.12.2021 16:24

Kryetari i Komisionit Rregullator të Energjetikës, Marko Bislimovski në konferencën e sotme shpalli çmimin e ri të energjisë elektrike...

Kryetari i Komisionit Rregullator të Energjetikës, Marko Bislimovski në konferencën e sotme shpalli çmimin e ri të energjisë elektrike, i cili do të jetë i vlefshëm nga 1 janari i vitit të ardhshëm. Bislimovski theksoi se energjia elektirke do të rritet për 9,48%, ndërsa tarifa e lirë ditore, e cila vlente nga ora 14 deri në 16, do të hiqet.
 
“Мe këtë vendim tonë, çmimi i energjisë elektrike për amvisëri rritet me 9.48%. Rritja reale siç thashë do të ishte shumë më e madhe, por ne arritëm të ulim kostot më të larta dhe përveç kësaj qeveria merr përsipër të ndihmojë kompanitë shtetërore në periudhën e ardhshme. KRRE ka marrë vendim edhe për ndryshimin e sistemit tarifor dhe nga 1 janari hiqet tarifa e lirë ditore, tarifa e lirë brenda natës dhe të dielën mbeten”, u shpreh kryetari i Komisionit Rregullator të Energjetikës, Marko Bislimovski. 
 
Sektori energjetik për tarifën e lirë ditore harxhonte 100 mijë euro në ditë. Bislmivovski tha se kjo isht e vetmja arsye se pse hiqet tarifa e lirë ditore. Ai shtoi se kërkesat e kompanive energjetike ishin që të ketë rritje më të lartë të energjisë elektrike, por ata kërkuan solidaritet që të arrihet nje stabilitet gjatë këtyre viteve.
 
“Nëse do të pranoheshin kërkesat e kompanive energjetike, rritja reale do të ishte rreth 38 për qind. Për të mbuluar kostot e larta të kompanive të energjisë që importojnë energji elektrike, KRRE i kërkoi qeverisë t'i ndihmojë ato të ruajnë likuiditetin derisa situata e energjisë elektrike në Evropë dhe rajon të stabilizohet gjatë vitit të ardhshëm. Ne kërkuam solidaritet prej tyre dhe arritëm të marrim 25 milionë euro, të cilat u treguan si kosto e burimeve të rinovueshme të energjisë dhe energjia elektrike e të cilave tani do t'u shitet kompanive vendase me një çmim prej 105 euro për megavat në orë, që është shumë më lirë. se sa importohet “që aktualisht është 280 euro për megavat në orë”, tha Marko Bislimoski.
 
KRRE në fund të janarit do të ndryshojë konceptin e tarifave dhe do të vendosë bllok tarifa për një konsum të caktuar, varësisht se sa është shpenzuar.
 
SEDAT SELIMI