Maqedoni
Spasovski, do të rriten për 5% rrogat e policisë
30.12.2021 16:41
Ministri i Punëve të Brendshme në dorëheqje Oliver Spasovski ka paralajmëruar se në vitin 2022 rrogat e zyrtarëve...

Ministri i Punëve të Brendshme në dorëheqje Oliver Spasovski ka paralajmëruar se në vitin 2022 rrogat e zyrtarëve policorë do të rriten për 5 për qind.
Duke prezetuaar të arriturat për vitin që po e lëmë pas Spasovski tha se policia këtë vit ka pasur një efikasitet prej 61 për qind të realizimit të operacioneve.
“Kemi pasë në mënyrë gjenerale gjendje stabile të sigurisë me tendencë të uljeve të rasteve të rënda dhe me një efikasitet prej 61 për qind të realizimit të operacioneve, me një bilans të shpartallimit të 7 grupeve të rënda kriminele, ku kemi bërrë ndërprerjen e 16 transporteve të organizuara të marihuanës dhe të ashishit, sekuestrimin e mjeteve narkotike në vlerë prej 15 milion euro. Kemi shënuar një rritje prej 23,4 për qind të zbardhjes së veprave kriminele të tregtisë me armë. Për shënuar rritje për 58,3 për qind në krahasim me të njejtën periudh të vitit të kaluar në sferën e korupsionit. Kemi bërrë pasisjen me unforma të reja të njësive speciale, sektorin e policis rrugore, atë të fluturimeve ajrore etj”, u shpreh ministri i MPB-së, Oliver Spasovski.
Spasovski njëherit theksoi se në vitin 2022 MPB do ta lëshojë në përdorim objektin për hetimet kriminalistike.
FITIM KRYEZIU
