Maqedoni
Kryqi i Kuq, për 3 vitenumri i të pa strehëve u rrit për 50%
30.12.2021 17:01
“Rruget” me vite të tëra janë shtëpia e të pastrehëve...

Secili me fatin dhe historine e tij i është nënshtruar një jete të tillë, duke u endur nëpër rrugë e duke jetuar sot për nesër. Fatmirësisht punkti i pastrehëve në kuadër të Kryqit të Kuq, i’u mundëson, ushqim si dhe të paktën një pastrim të premteve dhe rroba të reja.
Mirëpo ata kërkojnë nga institucionet të mos i lënë anash, t’u gjejnë punë që të mund të ri-integrohen në shoqëri.
“Nga ndarja e nënës dhe babait, mbetëm në rrugë. Më parë ishim me qirra, pastaj mbetëm rrugëve për 15 vite. Momentalisht jam i strehuar në Fshatin Çiçino”, u shpreh i pastrehu Cvetan Stoj¬çevski.
Në 3 vitet e kaluara, numri i personave të pastrehë është rritur për 50%. Në bazën e Kryqit të Kuq në Shkup janë regjistruar rreth 250 persona të pastrehë, ndërsa në nivel javor 150 prej tyre i shfrytezojnë shërbimet e punktit.
“Duke shikuar në mënyrë kronologjike, ne vitin 2008 kur edhe u hap punkti për të pastrehë në mënyrë zyrtare, kryqi I kuq operonte diku me 10 persona të pastrehë. Ne vitin 2012 ai numër u rrit në 50, ndërsa në vitin 2017numri u rrit nga 90 deri 100 persona. Me shfaqjen e pandemisë në vitin 2019, ky numër u rrit nga 100 në 150 persona të pastrehë”, theksoi Dragana Llazarevska nga Kryqi i Kuq.
“Më vjen shumë mirë që sot do të mund të donojmë pako për fëmijët e të pastrehëve. Me Kryqin e Kuq ne tashmë 3 vite kemi një bashkëpunim shumë të mirë bashkë, me projektin bredhi dhe dëshirat, dhe mundohemi të bëjme sa më shumë dhurata”, u shpreh bashkëshortja e ambasadorit bullgar në RMV, Biljana Angellova.
Punkti i të pastrehëve, në këto ditë të ftohta do të jetë në shërbim të atyre që kanë nevojë të kalojnë natën aty, madje nga kryqi i kuq apelojnë , nëqoftëse vërrejnë ndonjë person që ka nevojë për ndihmë, mund të kontaktojnë në numrin 071 733 171.
BELINDA KOKA ADEMI
