Maqedoni
Kovid 19, 18 të vdekur 12 në 24 orët e fundit
30.12.2021 17:19
Ministria e Shëndetësisë në raportin e 24 orëve të fundit lidhur me pandeminë në vend...

Ministria e Shëndetësisë në raportin e 24 orëve të fundit lidhur me pandeminë në vend ka njoftuar se kanë ndërruar jetë 12 pacientë të prekur nga kovid 19.
Poashtu nga sistemi “Termini im” janë paraqitur edhe gjashtë pacientë, të cilët kanë ndërruar jetë në periudhën prej 3 deri më 21 dhjetor.
Atoritetet shëndetësore njëherit kanë joftuar se nga 5.489 testime 373 persona kanë rezultuar pozitiv, derisa Instituti i shëndetit publik ka bërë të ditur se ka regjistruar 320 pacientë të shëruar.
Numri i rasteve aktive aktualisht është gjithsejt 5.006 të infektuar.
