Botë

Të paktën 20 të vdekur në një sulm terrorist në Nigerinë verilindore

22.12.2014 15:30

Të paktën 20 persona e kanë humbur jetën sot në një sulm terrorist në qytetin Gombe në pjesën verilindore të Nigerisë...

Të paktën 20 persona e kanë humbur jetën sot në një sulm terrorist në qytetin Gombe në pjesën verilindore të Nigerisë, deklaroi një përfaqësues i repartit nigerian të Kryqit të Kuq.
 
Shpërthimi ka ndodhur në një stacion të autobusëve në momentin kur në të ka pasur një numër të madh njerëzish.
 
Tani për tani askush nuk ndërmorri përgjegjësi, por deri më tani aksione të tilla ndërmorrën ekstremistë nga grupi islamist Boko Haram i cili po zhvillon luftë me autoritetet në këtë pjesë të Nigerisë, i banuar kryesisht me myslimanë./mia