Maqedoni
Bekteshi, pas rritjes së çmimit të energjisë, qeveria: Ndihmë konsumatorëve të rrezikuar
30.12.2021 17:41
Me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, Qeveria miratoi programin për mbrojtjen e konsumatorëve...

Me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, Qeveria miratoi programin për mbrojtjen e konsumatorëve të rrezikuar të energjisë elektrike për vitin 2022.
Me këtë program, i cili parashihen 60 milion denarë, gjegjësishtë 1 milion euro, për herë të parë vendoset ndihmë financiare për kategoritë më të rrezikuara dhe personave me të ardhura të ulëta të cilët nuk janë pranues të ndihmës së garantuar në përputhje me ligjin që e implementon minsitria e punës dhe politiksë sociale.
“Për personat e vetëm deri në 15,194 denarë, me amvisëri me dy anëtarë deri me 18,000 denarë, për tre anëtarë në 21,000 denarë, për katër anëtarë deri 25,000 denarë, dhe për amvisëri me pesë e më shumë anëtarë deri në 30,000 denarë. Të gjith personat me të ardhura të ulëta në tre kategoritë e para do të amrrin mbështetje financiare në vlerë prej 600 denarëve në muaj ndërsa personat në dy kategoritë e fundit do të marrin mbështetje financiare nga ana e minsistrisë së ekonomisë në vlerës prej 800 denarëve në muaj”, u shpreh ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi.
Sipas Bekteshit nga kjo masë do të përfitojnë mbi 7500 amvisri në kohëzgjatje prej 12 miuajve. Që në fillim të vitit të ardhshëm minsitria e ekonomisë do të shpall thirrje publike për realizimin e këtij programi, ndërsa të dhënat e përfituesve nga ky program do ti dërgohen furnizuesit me energji elektrike I cili do të duhet të minusojë shumën e faturave të energjisë elektrike.
Bekteshi, nuk do të ketë reduktim të energjisë
Bekteshi njëherit theksoi se vendi ka siguruar sasi të mjaftueshme të energjisë elektrike për avisritë nga prodhimi vendor.
“Dua ti siguroj të gjith qytetarët njëkohëisht edhe konsumatorët e tjerë se në RMV me të dhënat aktuale nuk parashihet asnjë kufizim i energjisë elektrike”, theksoi Bekteshi.
Bekteshi njëherit theksoi se masat e qeverisë për tu përballur me çrregullimet në tregjet e energjisë elektrike kanë kontribuar në furnizimin e rregullt me energji elektrike dhe rritjen në vetëm 10% të çmimit të energjisë për amvisritë dhe konsumatorët e vegjël.
FITIM KRYEZIU
