Botë
Covid 19, shifra të larta në Bulgari dhe Greqi
30.12.2021 18:26
Në vendet e rajonit po shënohen shifra të alrta nga kovid 19...

Në bullgari 162 persona kanë humbur jetën vetëm gjatë 24 orëve të fundit, 150 prej të cilëve nuk kanë qenë të vaksinuar. Edhe në Greqi ku vetëm për dy ditë janë regjistruar 50.000 raste të reja me covid-19 nata e Vitit të Ri nëpër objektet hotelierike do të kalojë pa muzikë, ndërsa në një tavolinë nuk lejohet të ulen më shumë se gjashtë persona.
Garat janë zhvilluar me vetëm dhjetë përqind spektatorë të kapacitetit të përgjithëshëm sallave. Nga shtëpija punojnë pesëdhjetë përqind e të punësuarve në sektorin privat dhe publik.
“Këtu jam për tu kontrolluar. Marrim teste të shpejta për të kuptuar nëse jemi të infektuar ose jo. Nëse kemi shenjamund të jemi të infektuar. Shifrat janë shumë të larta”, u shpreh qytetari i Athinsës.
“Sa mëshumë teste bejmë aq më shumë raste dalin në pah. Duket se situata ka dal jasht kontrolli”, theksoi qytetari i Athinës.
“Duhet të jemi të kujdesëshëm dhe të vaksinohemi, kështu mendoj unë”, u shpreh qytetari i Athinsës.
Qevria e Greqisë vendosi të shpejtojnë shtrëngimin e masave, të cilat do të vlejnë deri më 17 janar 2022. Danimarka ka regjistruar incidencën më të lartë ditore me Omicron.
Lufta me pandeminë, Gjermania dhe Britania ndihmojnë vendet e varfëra
Për parandalimin e përhapjes,Gjermania do të dhurojë 75 milionë vaksina kundër COVID-19 për vendet tjera. Britania e Madhi premtoi 105 milion funta ndihmë të shpejtë për vendet e verfëra, sidomos për Afrikën për shkak të përhapjes së shpejt të variantit të ri Omicron.
Të hollat do të dedikohën për teste, oksigjen dhe shtrëngimin e masave, që të ngadalsohet përhapja. Kryeministri I Britanisë tha se duhet të merren edhe dozat përforcuese.
“2.4 milionë persona i janë nënshtruar dy dozave, por nuk e kanë bërë dozën e tretë përforcuese, pavarësisht se kjo është e pranueshme, kjo kategori është më e ekspozuara ndaj shtrimeve në spitale. 90% e pacientëve nën kujdesin intensiv nuk i janë nënshtruar dozës përforcuese,dozës së tretë”, theksoi kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson.
Covid 19, numri i të infektuarve në botë shkon në 285 milion
Numri I rasteve në botë është rritur mbi 284 milionë e 960 mijë. Jetën e kanë humbur mbi 5 milion persona. Ndërsa numri i të shëruarve ka arritur në 252 milion.
FARIJE DAUTI BAKIU
