Maqedoni

Aksident në rrugën Dibër-Mavrovë, humbin jetën dy persona

30.12.2021 19:18

Ministria e Punëve njofton se pasditen e djeshme nga një aksident në rrugën Dibër-Mavrovë...

Ministria e Punëve njofton se pasditen e djeshme nga një aksident në rrugën Dibër-Mavrovë kanë humbur jetën dy persona.
 
Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Ura e Sudrinës”, ku një makinë e tipit “Jugo” me targa të Dibrës ka humbur kontrollin duke përfunduar në Lumin Radika.
 
“Shoferi M.R. (63) dhe pasagjerja M.R. (60) kanë ndërruar jetë në vendin e aksidentit. Kontroll është kryer nga ekipi i Stacionit Policor Gostivar dhe prokurori publik, me urdhër të të cilit trupat e pajetë janë dorëzuar për obduksion”, thonë nga MPB.