Botë

Rriten infeksionet në Shqipëri, tre të vdekur dhe 617 raste të reja me coronavirus

30.12.2021 19:44

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 5482 testime...

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 5482 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitiv me coronavirus 617 qytetarë, ndërsa dje ky numër ishte 547.
 
Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë tre persona të prekur me COVID-19, ndërsa 284 janë shëruar.
 
Më së shumti raste të reja janë regjistruar në Tiranë – 312. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 92 pacientë, nga të cilët 13 janë në gjendje më të rënduar.
 
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka tri humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: dy qytetarë nga Tirana të moshave 65-67 vjeç, një qytetare nga Elbasani 75-vjeç.
 
Janë shëruar 284 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 200.465 që nga fillimi i epidemisë.
 
Shqipëria ka regjistruar gjithsej 209.516 raste pozitive, prej tyre 200.465 janë shëruar, 5.836 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 3.215 pacientë.
 
Statistika (30 Dhjetor 2021): Raste të reja ditore 617; Të shëruar në 24 orë 284; Të shtruar në spitale 90; Humbje jete në 24 orë 3; Testime ditore 5482; Testime totale 1,478,636; Raste pozitive 209,516; Raste të shëruara 200,465; Raste Aktive 5,836; Humbje jete 3,215.
 
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 2747; Fier 670; Durrës 505; Shkodër 393; Vlorë 354; Elbasan 352; Berat 221; Lezhë 170; Gjirokastër 150; Korçë 107; Dibër 93; Kukës 74.